Aplikoni pranë I.S.D.C.

Nëse karakterizoheni nga vullneti, energjia, dëshira për të ecur përpara.
Mendoni që ju duhet një vënd më i mire për të punuar ?
Doni që vendi juaj i punës te duket se është famjilja juaj e madhe dhe ju do kontribuoni për të duke shfrytëzuar gjithe talentin tuaj 

Bëhuni pjesë e skuadrës sonë të madhe, na shkruani në [email protected] ose duke aplikuar  në formularin e regjistrimit online:

Vendet Vakante

Përshkrimi
“I.S.D.C” Dega në Shqipëri e kompanisë prestigjoze I.S.D.C Ltd me qendër në Zvicër ushtron aktivitetin e saj edhe në Shqipëri që prej 2009 me bazë prodhimin dhe shitjen e lëndës së parë me cilësinë më lartë të materialeve të ndërtimit dhe infrastrukturës, import- eksportin dhe ndertimin. I.S.D.C kërkon një Inxhinier Ndertimi

Detyrat

-Shqyrton vlefshmërine e dokumentacionit tekniko-ligjor të objektit sipas një liste të miratuar;
– Shqyrton projektet e zbatimit, preventivin dhe specifikimet teknike të objektit dhe bën vërejtjet përkatëse kur konstaton mangësi dhe parregullesi;
– Zbaton plan organizimin e punimeve, harton planet ditore, javore dhe mujore dhe paraqet tek eprorët për diskutim apo miratim;
– Zbaton të gjithë metodologjinë e ndërtimit si dhe jep rekomandimet e nevojshme për opsionet më të mira drejtuesit për realizimin e grafikut të punimeve;
– Bën ndjekjen dhe monitorimin e punës sipas nënkontraktorëve, grupeve të punës apo individëve që punojnë në objekt;
– Mban përgjegjësi për zbatimin e punimeve në përputhje me projektet e zbatimit, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet;
– Të organizojë dhe koordinojë proceset e punës ne zbatim.
– Të jetë ndjekës shumë I mirë dhe zbatues me përpikmëri I rregullave të sistemit teknik.

Kualifikimet / Kërkesat

– Të ketë mbaruar universitetin e Inxhinierisë së ndërtimit.
– Minimumi 5 vjet eksperience.
– Kanë përparësi kandidatët që kanë studiuar dhe punuar jashtë vendit.
– Programet bazë dhe Autocad.
– Aftësi për të komunikuar në mënyrë efektive me të gjitha nivelet e organizatës.

Përshkrimi
Kompania I.S.D.C shpk kerkon te punesoje nje Juriste;

Detyrat

Mbarëvajtja e të gjithë proçedurave juridike.
– Menaxhimin dhe ndjekjen e proçedurave të prokurimit deri ne dorezimin e objektit nga shoqëria.
– Ndjekjen e çështjeve gjyqësore.
– Menaxhimin për përgatitjen e dokumentacionit ligjor te dosjeve dhe hartimin e Kontratave. 
– Pergatitjen e dokumentacionit për tender / koncesion. 
– Kryerja e korrespodences me institucionet ose persona juridike.

Kualifikimet / Kërkesat
– Të ketë mbaruar Fakultetin Juridik, Diplomë Master.
– Të ketë eksperiencë të mëparshme minimum 4 vite
– Te zoteroje gjuhen Angleze dhe Italiane.
– Te kete aftësi të forta ndërpersonale, aftësi për të komunikuar dhe për të menaxhuar të mirë në të gjitha nivelet e
organizimit dhe me stafin.

Telefononi tani