I.S.D.C – “International Service & Development Corporation” është një kompani me eksperince shumë vjecare ne Europe e cila vepron në fushën e ndërtimit.

Dëshira e kompaisë për tu shtrirë akoma dhe më tej bëri që në vitin 2009 I.S.D.C – “International Service & Development Corporation” nisi partneritetin me Shqipërinë. Që prej 2009 ajo vazhdon të jetë një partner i besuar në shërbim të ndërtimit me një portofol të gjerë të projekteve të shtrira në të gjithë Shqipërinë.

Suksesi ynë vjen nga një angazhimi i palëkundur me vizionin e klientit, puna me pasion për praktikat e ndërtimit, bashkëpunimi, dhe kultura e bilancit, integritetit dhe besnikërinë.

Në I.S.D.C, kemi transformuar përvojën e ndërtimit nëpërmjet krijimit të një mjedisi që nxit bashkëpunimin për projektet dhe angazhimin e ekipit profesional.

Misioni ynë 

Ti ofrojmë klientëve tanë nivelin më të lartë të shërbimeve, ndërtime të cilësisë më të mirë dhe me çmime konkuruese me tregun.

Të sigurojmë jetëgjatësinë e kompanisë sonë nëpërmjet punës së palodhur duke arritur ti plotësojmë të gjitha kërkesat klientëve tanë në të gjitha aspektet, duke përfshirë afatet kohore, detajet e kërkuara duke përfshirë cilësinë më të mirë dhe profenionalizëm të garantuar.

Të ruajmë nivelet më të larta të profesionalizmit, integritetit, ndershmërisë dhe drejtësisë në marrëdhëniet tona me furnizuesit, nënkontraktorët dhe bashkëpunëtorët tanë.

Vizioni

Vizioni ynë është të vazhdojmë të jemi Kontraktori Kryesorë efikas duke punuar në një mënyrë etike dhe të balancuar për të fituar privilegjin e të qënit “Kontraktori    Kryesorë” i zgjedhur prej jush.

Stafi

Ne i përmbushim premtimet tona në saje të një stafi të kualifikuar dhe me eksperiencë.

Çelësi i suksesit tonë qëndron në bashkëpunimin e specialistëve më të mire te arsimuar brenda dhe jashte vendit, që kanë aftësinë të zhvillojnë projekte nga konceptimi deri në realizimin e tyre.

Stafi ynë teknik dhe profesional ka arritur ekspertizë në të gjitha fushat dhe bashkëpunon për të siguruar që ne të prodhojmë cilësi dhe arkitekturë e cila i qëndron kohës.

Cilësia e Garantuar

 Reputacioni ynë si garantues të cilësisë dhe respektimit të afateve përbën një nga vlerësimet tona më të çmuara. Pika jonë e fortë është kujdesi ndaj klientit dhe dhënia atij të vlerës më të mirë, në shkëmbim të investimit të bërë, duke ndërtuar kështu marrëdhënie të shëndosha me klientin. Falë të gjithë komponentëve të sipër-përmëndur që e karakterizon kompaninë tonë, si dhe punës së përkushtuar të stafit tonë, shumë projekte ambicioze do të jenë pjesë e axhendës sonë ndërtuese në të ardhmen. 

Telefononi tani